Gjate nje interviste Camilla (atehere e dashura e princit Charles), pyetet nga radhet e publikut ne menyre fyese: "Camilla perse jeni kaq e shemtuar?", ajo me shume qetesi pergjigjet: "varet se cilen pjese te fytyres dielli me rrezaton dhe cilen ti sheh...".
Gjate
 gjithe jetes sime kam qene e rrethuar nga njerez qe komunikonin me fuqi,
 takt dhe diplomaci, cka me nxiti  me tej ta studioja diplomacine
 ne thellesi sepse me eshte dukur gjithmone menyra me e mire per te 
arritur gjithcka ne jete.
U 
bene tashme shume muaj qe jetoj ne Shqiperi dhe cfare kam hasur eshte se njerezit qe perdorin kete
 lloj komunikimi jane shume te paket. 
 Gjate gjithe kohes kam menduar se Shqiperia kishte nevoje per njerez te denje ne gjendje qe ta perfaqesonin dhe ta prezantonin ate jashte kufijve. Por duke jetuar ketu, ve re me shume keqardhje qe Shqiperise i nevojitet diplomaci  mbi te gjitha, brenda kufijve, ne jeten shoqerore. Shume adoleshente, por edhe te rritur shpesh here gjate jetes se perditshme gjenden ne situata te komplikuara dhe aspak te pelqyeshme, per shkak te mungeses se komunikimit dhe te mungeses se diplomacise ne komunikim.
Kam degjuar shpesh njerezit qe thone: "Shiptare jemi, shqip flasim por nuk merremi vesh me njeri-tjetrin"!
Sa here ju ka ndodhur qe njerez me te cilet keni pak afrimitet, ju bezdisin sepse flasin pa menduar, ju gjykojne apo edhe ju imponojne mendimet e tyre pa ju lene as hapesire per t'u shpjeguar?!
A nuk mendoni se nje buzeqeshje, nje vleresim apo inkurajim dhe disa fjale te embla do te na e ndryshonin sadopak jeten?!
Pra,mendoj se shqiptaret e kane te domosdoshem 
komunikimin me diplomaci, pasi menyra e te shprehurit eshte shume e 
vrazhde, agresive, dhe impulsive, shpesh here e drejtperdrejte dhe 
fyese.
Kjo menyre e te shprehurit, ndikon ne shoqerine tone duke shkaktuar pakenaqesi, konflikte, stres dhe venien ne diskutim te individeve.
 Para se te studioja artin e diplomacise e konsideroja ate si artin e genjeshtres, por me vone kuptova se diplomacia eshte; tretesi qe transformon genjeshtren ne te vertete dhe te verteten ne genjeshter !
Me
 kujtohet kur kam pyetur per here te pare profesorin tim se cfare ishte
 nje diplomat, ai me eshte pergjigjur: "Diplomat, eshte  ai qe te thote 
vafsh ne djall  ne nje menyre te tille, qe ti mezi pret te shkosh"!
 
Cfare do te thote te komunikosh duke perdorur diplomacine?
Nje diplomat qe thote "Po", do te thote"Ndoshta";
Nje diplomat qe thote"Ndoshta", do te thote"Jo";
Nje diplomat qe thote "Jo", nuk eshte diplomat.
 
Nje
 diplomat eshte dikush qe di si te shperndaje mesazhin tek te gjithe duke
 arritur t'i binde njerezit pa demtuar marredheniet. Diplomatet perdorin arsyen, miresine dhe meshiren. Perdorin respekt per 
personin te cilin kane perballe.
Diplomacia  eshte art, por ndryshe nga arti qe eshte dhunti, mund te perfeksionohet duke u praktikuar.  
Te jesh diplomat do te thote te studiosh, mendosh dhe te vleresosh situaten qe te rrethon perpara se te shprehesh.
Diplomaci
 do te thote te  percjellesh te te tjeret  ndjenjat, deshirat, besimet 
dhe nevojat e tua pa lenduar ndjenjat e askujt
Diplomacia karakterizoet nga takti.
Po te hapim fjalorin dhe te kerkojme fjalen takt, do te gjejme; 
TAKT: eshte nje shqyrtim i kujdesshem i ndjenjave dhe vlerave te nje personi tjeter ne 
menyre qe te krijohen marredhenie harmonike me nje potencial të 
reduktuar për konflikt apo shkelje...  
 
Nje 
person me takt mund t'ju thote diçka qe ju nuk deshironi ta dëgjoni, por te cilit ju 
do t'i jeni mirenjohes kur ai te kete perfunduar.
 Diplomacia e mire vepron si anestezik, mundohuni ta praktikoni!
Si mund te komunikojme me diplomaci?
 Komunikimi me
 diplomaci eshte aftesia per te shprehur ndjenjat tuaja, nevojat, te 
drejtat legjitime apo mendimet ne mënyre te pademshme.
Ja disa keshilla:
#1 Tregohuni te kujdesshem ne zgjedhjen e fjaleve!
Fjalet
 qe perdorim ne jeten e perditshme duhet te zgjidhen me kujdesin me te 
madh per tu arritur te perceptohen sa me embel. Nuk eshte e nevojshme te 
thoni :" Eshte e bardhe", kur mund te thoni :" Nuk eshte e zeze". Pra nuk 
eshte e rendesishme cfare thoni, e rendesishme eshte ajo qe njerezit 
degjojne!
Mundohuni te shmangni 
gjuhen agresive si:"Ti duhet te"..., perdorni ne vend te saj gjuhen e
 terthorte si:" Mund te konsiderosh te...". Mundohuni te jepni 
pershtypjet tuaja ne formen e nje pyetjeje. "Ke menduar ndonjehere 
te...?". Zgjedhja e fjaleve te duhura ne momentin e duhur dhe me 
personin e duhur, jane si nje celes passe-partout per suksesin ne jete! 
Degjoni, mendoni dhe tregohuni te hapur gjate bashkebisedimeve tuaja.
 
#2 Mos kritikoni kurre!
Ne
 si popull perdorim shume kritikat, na pelqen pak te gjitheve te luajme 
rolin e intelektualit, profesorit apo prindit duke harruar qe kritikat 
mund te lendojne krenarine ose nje ndjenje te cmuar  tonen. 
Kritikat i bejne njerezit te ndihen keq, mundohuni t'i shmangni. 
  
#3 Tregohuni mirenjohes dhe mundohuni te vendosni veten ne pozitat e te tjereve!
Perpiquni t'u jepni kurajo njerezve qe ju rrethojne dhe te vleresoni vendimet dhe veprimet e tyre.
Mundohuni te kuptoni se cfare i shtyjne te thone e te bejne ato cfare thone e bejne...
 
#4 Mos e nderprisni bashkebiseduesin tuaj ndersa eshte duke folur, perpiquni te degjoni se cfare eshte ose po mundohet te shprehe!
#5 Kembengulni per te mbaruar arsyetimin tuaj, mos kini frike te thoni :" Vetem nje moment, sepse nuk kam mbaruar"!
#6 Kufizojini sjelljet e tilla si: qeshje te teperta,  tundjen e kokes vazhdimisht ose nguljen e syve pa nderprerje!
Keto keshilla te thjeshta duke u praktikuar nga pak cdo dite, mund te permiresojne jeten dhe marredheniet tona.