Femra, qeliza baze e cdo shoqerie te civilizuar, ne Shqiperi eshte nje figure dytesore e cila jeton e murosur nen hijen dhe sundimin e nje trekendeshi te perbere nga babai-burri-vellai dhe nje shumekendeshi traditash.
Historia na ilustron shume qarte se kjo qenie e brishte ka qene gjithmone kulti i mundimeve, diskriminimit dhe perhuljes.
Ne Romen antike, femra ishte vetem nje placke lufte ose tregtie. Mashkulli kishte te drejte ta shiste apo vriste.
Ne vende te tilla si Azia, Australia, Afrika ose Amerika e Jugut ajo ishte vetem nje objekt riprodhimi.
Pra roli dytesor i saje ne shoqeri eshte nje pasoj historike e cila ka legjitimuar poziten superiore, dominuese dhe pushtetin e mashkullit ne familje, sferat social-ekonomike dhe politike.
Ndonese ne pjesen me te madhe te ketyre vendeve sot femra ka arritur te luaj nje role kyce ne shoqeri, ne vendin tone (sidomos ne zonat rurale) ajo vazhdon te ngelet nje objekt-subjekt makthi ekzistencial.
Ndonese perpara ligjit ajo zoteron barazi te plote gjinore, duket se ne jeten sociale ajo nuk zoteron as elementet baze te te drejtave te njeriut. Pjesa me e madhe e tyre rriten me frymen e nje edukate qe keshillon vetem ndalime, ku fjala kyce eshte;"mos"...Mos dil! Mos hy! Mos fol! Mos qesh! Mos qaj!
Te lindesh femer ne Shqiperi do te thote te mos mundesh te jetosh pa catine e nje mashkulli. Pa nje cati te tille ajo konsiderohet si e mjere, e felliqur dhe perbuzet nga shqiptari. Per kete arsye pjesa me e madhe e femrave ne shqiperi kane si objektiv dhe shpetim te vetem martesen. Martesa per femrat shiptare nuk karakterizon vetem kurorezimin e endrres por edhe lirine( lirine nga babai-vllai) dhe sigurimin e nje vendi ne shoqeri.
Kultura e te qenit femer ne Shqiperi eshte ajo e nje dhune psikologjike dhe sociale qe duhet te pertype tradhetite e bashkeshortit bashkekohor me dinjitet. Asaj i duhet te qendroje ne heshtje sepse ky eshte mashkulli i sukseseshem shqiptar qe ka nisur te mekembet ekonomisht ndaj nje femre. Mashkulli kjo figure kaq e adhuruar ne Shqiperi, konsideroet i zoti nese ka mardhenie te dyfishta ose te shumefishta. Ndonese femra eshte e felliqur, e perdale dhe e pamoralshme po te jet poligame. Femra duhet te jete e ndershme qe ti pergjigjes jetes sociale ajo nuk duhet te kete nje jete seksuale. Kurse mashkulli, duhet te kete nje koleksion sa me te gjere femrash per tu konsideruar nje mashkull i denj shqiptar nga shoqeria...Nje realitet shume i trishte dhe i semure e karakterizon kete vend...
Femra kjo krijese e brishte qe gjendet ne mese dy botesh, asaj te emancipuares perendimore e cila gezon te drejta dhe privilegje, dhe asaj te traditave shqiptare ku vazhdon te sherbeje si objekt i shoqerise ne sherbim te interesave maskiliste.
Femra kjo krijese e brishte qe ne Shqiperi, izolohet, dhunohet dhe vritet duhet te duroj gjithshka ne heshtje...askush ne kete shoqeri nuk e perkrahe. Ajo vetem gjukohet dhe diktohet...madje femra shqiptare vazhdon te gjukohet edhe pasi vritet ose dhunohet...sepse edhe ne keto raste ajo vazhdon te konsideroet e pamoralshme...
Me dhimbset ky komb skllav i se kaluares...ku femra per te qen e respektuar nga shoqeria duhet te shnderrohet ne burre, duhet te vetembrohet ndaj dhunes dhe te jetoje me synim e vetem per te kenaqur babain apo burrin.
Me dhimset kjo femer qe perdoret si objekt (kukull) nga meshkujt.
Me dhimbset kjo femer qe jeton brenda kesaj dhune psikologjike dhe ketij presioni social qe nuk e lejojne as te pyes ndonjehere veten...Cfare do ajo vet te bej me jeten e saje?!