Tuesday, August 21, 2012

Ministria e Jashtme e Shqiperise

                            



Gjendem ketu per kerkime arkivore, me pak fjale nje lloj halli fisnik më solli. Vite larg Shqiperise por megjithese, per motive lehtesisht te kuptueshem, kurre s’i kam konsideruar te pushtetshmit apo intelektual-politikanet shqiptare, gjithsesi me shoqeron nje forme “ndrojtje” dhe “pasigurie” ne te tilla ambjente, ose keshtu mund te shihet nga jashte, por qe ne fakt eshte thjesht edukate, perulshmeri dhe jorehati me vendin ku ndodhem, pra nje forme tjeter mendjemadhesie ndoshta. 


Shume situata limite, mes komicitetit me absurd dhe tragjedise me te pa kuptimte ne pak kohe mund te perjetosh ketu. Tani qe po shkruaj, jam ne barin e brendshem te Ministrise. Perveç faktit se nga “muhabetet” dhe fytyrat e njerezve apo vithet e femrave mund te jete nje nderthurrje mes barit te lagjes dhe atij luks-pordhe, natyrisht “vetem per familjare”, ne Bllok, dicka tjeter sot ishte surreale: hyj dhe, tymi i duhanit ne 30 m kuadrat si perde s’lejon shikim. Eci, arrij deri tek banaku i boshatisur dhe si ne gjysmegjum degjoj nje ze nga televizori idiot. Mendoj fillimisht se s’ka njeri, megjithate e zeza, bluja, domethene e erreta dipllomatike si mjegull bje ne horizontin e syve te mi dhe me lajmeron se lokali ka njerez. Kthej koken nga e djathta, nga “idioti” dhe nje numer dipllomatesh dhe ministroresh me koken ngritur lart, te perqendruar ndjekin levizjet e nje thike ne televizor qe pret rehtazi nje karrote. Po shohin te gjithe pa fjale nje program gatimi dhe mes tyre zeri i baristes komenton nikoqirllekçe c’ka sheh. Une shtanga. I drejtoj syte nga baristja qe me ze te ulet, si pa dashur te shqetesoj publikun-klient, duke tundur koken majtas djathtas “ç’fare do?” - me thote. Urdheroj kafene time te shkurter dhe ulem, gjithmone larg idiotit.


Mendova se teatri me kaq mbaroi, por vazhdojne te tjera zbavitje. Pushimi i drekes nisi dhe dalengadale lokali perjeton dyndje. Muhebetet rreth e rrotull behen pushtues. Difekti im i te degjuarit nje e me shume diskutime njekohesisht, me denon te vuaj akoma idiotesi, por kesaj rradhe jo prej ekranit bidimensional. Shkruaj dhe degjoj: tipet modelet dhe cilesite e celulareve te fundit, natyrisht dhe cmimet; thashetheme dipllomatike e gjykime pseudopolitike te lloit: Italia eshte ashtu, Amerika po te doje ben keshtu, kush e pyet ate apo kete etj, etj... Pastaj diskutimet e femrave mbi lokalet e nates me pare, kepucet apo moden, dhe veshi me kap “s’ka numrin tim” etj. Pastaj fjalet vesh me vesh peshperitur si “Ai, I Madhi, I Gjati apo i Shkurtri”, me kujtojne nje pjese te tille te jetes se shqiptareve, ate te censures dhe frikes se regjimit, por keshtu me duket banalisht akoma me tragjike.


Vazhdoj te shkruaj e kollitem. Tymi i duhanit eshte dominant, eshte lider, ose me sakte per te qene ne teme, me passaporte dipllomatike, por i shoqeruar terthoresisht prej passaportes shqiptare qe qendron ne baze.


Oo... ç’them dhe une, jam ne Ministri...Do ti them, drejtorit - nje prej drejtuesve se ketu eshte mbushur, jane e ndihen te gjithe drejtora –se e kam shok te ma prezantoje.